Rama, drekën në Jalë, plazhin në Dhërmi, ndërkohë virusi bën kërdinë (foto)

Folie Marine, klubi që ka mbajtur muzikën hapur deri në orët e para të mëngjesit gjatë gjithë sezonit turistik, e ka ulur volumin e muzikës kur Edi Rama ka ardhur aty.

Siç duket në video, Rama i shoqëruar nga truproje ecën drejt zonës ‘Prive’ (më të shtrenjtë) të resortit luksoz të jugut, vend i cili edhe pas denoncimeve të shumta në rrjete sociale për shkeljen e kufizimeve të Covid-19, nuk është tërhequr nga funksionimi i zakonshëm.

Folie Marine u denoncua edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe (shiko videon nr.2 poshtë) për shkeljen e kufizimeve të Covid. Mesa duket vetëm ardhja e kryeministrit imponon rregull në resortin famoz të Jalës.

Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Dy liderët janë të shoqëruar me familjet. Lapsi.al mëson se Rama po qëndron këto ditë në vilën qeveritare në Dhërmi. Kryeministri dhe Presidenti Milanoviç sot kanë qenë edhe në Gjirokastër. Aty vizituan kalanë, shtepinë e Ismail Kadaresë dhe pazarin.

Zoran Milanoviç njihet për miqësinë me Edi Ramën. Presidenti ka qenë për një periudhë edhe këshilltar i Edi Ramës për Integrimin.

Artikulli paraprakQeveria parashikon të rikthejë karantinën?
Artikulli tjetër“Më tha do të mas pulsin e zemrës…” viktima tregon si tentoi ta përdhunojë ish-ministri