Rama do vizitojë Moskën, maskohet në siglën e OSBE, por do flasë për ndarjen e Kosovës

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi. Tch mëson se duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.

Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, Rama e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

Disa herë Rama në qëndrimet e tij publike kur I bënte prersion BE për hapjen e negociatave përmendtte një rrugë të tretë duke lënë të kuptohet pikërisht Rusinë dhe Kinën. Në fakt Rama është më pranë se kurrë ndryshimit të kursit Perëndimor të Shqipërisë për ta nisur atë drejt lindjes. Kjo vizitë është vetëm preludi.

Ajo maskohet nën ombrellën e Presidencës së rradhës së OSBE dhe medemek zgjidhjes së krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Të gjitha këto janë qesharake. Rama do të udhëtojë drejt Rusisë me dy qëllime kryesore të axhendës së tij politike.

Qëllimi I parë është të diskutohet për ndarjen e Kosovës dhe e dyta minishengeni ballkanik. Kjo e fundit ëhstë në interes edhe të Moskës sepse bëhet fjalë direkt për një hapje të Shqipërisë për Kinën dhe Rusinë duke ditur se Serbia ka një marrëveshje të tillë me Kinën.

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakAmbasadorja e SHBA: Gjyqi për ‘Duty Free’, provë për klimën e biznesit në Shqipëri
Artikulli tjetërAmbasadori rus paralajmëroi planin e Ramës për të vizituar Moskën 3 vjet më parë, deklarata…