Rama dhe Xhafa nuk lejojnë arrestimin e njeriut më të kërkuar në Belgjikë, darkojnë tek lokali i tij

Anëtarë të opozitës në Belgjikë kanë kritikuar ashpër ministrin federal të Emigracionit, Theo Francken, për deportimin e Safet Rustemi, i cili rezultoi më pas si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Belgjikë, dhe flitet se jeton i lirë në Shkodër.
Safet Rustemi ishte drejtues i një rrjeti droge dhe prostitucioni në Alhambra të Brukselit dhe ishte i dënuar me 22 vjet burg, shkruan “The Brussels Times”.
Në përshkrimin e tij në listën e njerëzve më të kërkuar, ai ishte përfshirë në aktivitete shumë të dhunshme në trafikimin e qenieve njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, përdorim armësh dhe vjedhje.
Por në vend që të vuante dënimin me burg, Rustemi u dërgua në një avion dhe u kthye në Shqipëri nga Zyra për të Huajt.
“Në fakt ishte Zyra për të Huajt që i siguroi Rustemit se nuk mund dhe nuk do të vuante dënimin më burg”, ka treguar për mediat avokati i tij, Sven Mary.

Rustemi u bë pjesë e llistës “Most Ëanted” pasi vazhdoi që ta drejtonte biznesin kriminal që kishte ngritur në Bruksel nga Shqipëria.
Ministri Francken mbështeti Zyrën për të Huajt.
“Shqipëria nuk është fundi i botës. Përfshirja e tij në listë ishte një sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë atë. Ne kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë”, postoi ministri në Tëitter, citon AbcNews.
Ndërkohë deputeti Ëouter De Vriendt e ka akuzuar Francken si një person të “fiksuar” pas deportimit të njerëzve, edhe nëse kjo u lejon atyre t’i shpëtojnë drejtësisë.
“Ky lloj deportimi sjell rreziqe të mëdha sigurie. Ky kriminel është i aftë që të na rrezikojë ne edhe pse nuk është këtu. Fiksimi i ministrit tonë me largimin e kriminelëve sa më shpejt të jetë e mundur është rrezik për sigurinë tonë”, tha ai.
Ndërsa ministri Francken ka premtuar se do ta hetojë çështjen më nga afër në ditët në vijim.

safet rustemi 1

Artikulli paraprakCili je ti, more zog kurve, që s’më le një kujtim në këtë qytet?!
Artikulli tjetërRovena Gashi, e para Prokurore që refuzon vetingun politik: Arenë e diskreditimit politik