Rama dhe Lymi takohen për të ndryshuar Kushtetutën

Rama dhe Lymi janë takuar sot kokë më kokë dhe kanë vendosur të ndryshojnë Kushtetutën. Murrizi tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se nuk kishin çfarë të bisedonin se nuk kishin me kë të bisedonin, ndaj dabatuan për gardhin jashtë.

Ndërkohë që sipas tij ekspertët garantuan se nëse më 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit.

Sipas Murrizit, e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Pati debat për gardhin, se nuk kemi për cfarë debatojmë aty. Ekspertët thanë se edhe nëse më 30 votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e qershorit. Kështu që nuk shoh pse nuk vijnë, cfarë kanë, që të na mbushin mendjen edhe neve.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri.

Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë se nuk e voton. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, tha Murrizi.

Artikulli paraprakKryemashtruesi Veliaj, pas demaskimit publik ka vendosur të anulojë tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente
Artikulli tjetërOpozita e Bashkuar paralajmëron Ramën: Ti do ta paguash faturën e këtij akti të papreçedentë