Rama bën ministër të Brendshëm një nga burrat e grave të veta!

Qeveria është shndërruar në një dinasti të lidhjeve afektive të kreut të qeverisë me ish-gratë e tij. Ministri i ri i Brendshëm është një nga burrat e grave të Ramës. Fotot e Ramës në plazhet publike të nudistëve me gruan e ish-ministrit të Brendshëm janë tashmë publike dhe ato dihen.

Problematika qëndron kur këto lidhje private të së shkuarës kthehen në një standard për emërimet në qeveri. Kjo është sa qesharake sot në vitin 2020 po aq edhe dëmtuese për vetë qeverinë.

Çfarë besueshmërie mund të ketë ministri i ri i Brendshëm për opozitën dhe opinionin publik në një klohë që të gjithë e dinë në PS se ai i ka ngjitur shkallët e karrierës si rrjedhojë e lidhjeve që ka pasur bashkëshortja e tij me kreun e qeverisë së sotme në të kaluarën?

Kjo është ajo për të cilën akuzohet Rama se në poste të rëndësishme vendos njerëz që e kanë të vështirë të krijojnë personalitetin e tyre, ndërsa qëllimi i vetëm i Ramës është vetëm ti poshtërojë pafundësisht individë të tillë qoftë edhe për shkak të joshjes së pozicioneve qeveritare.

Çuçi që deri tani mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, institucion i dorës së dytë, tani vetëm 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare bëhet ministër.

Por Çuçit, përveç se burri i ish-gruas së Ramës, njihet edhe për ndarjen e njëashme territoriale, ku me makinacione i është dhënë më shumë përparësi PS-së në zgjedhje.

Shkuarja drejt zgjedhjeve dhe bërja e makinacioneve të tilla, ka qenë edhe një nga arsyet pse Rama ka vendosur Çuçin në këtë detyrë.

Në vend të Çuçit pritet të emërohet Milva Ekonomi.

Artikulli paraprakSHBA: Së shpejti miratohet vaksina e dytë kundër COVID-19
Artikulli tjetërGafa e paharrueshme e Bledi Çuçit