Rama, 194 milionë lekë për një portal qeveritar nga paratë e rindërtimit!

Opozita shqiptare ka paralajmëruar se projekti i rindërtimit pas tërmetit do të përdoret për të shtuar aferat korruptive. Sipas saj, shuma totale e dëmeve është përcaktuar 1 miliard euro jo pa qëllim.

Për të kuptuar se çfarë do të bëhet me fondet e caktuara për rindërtim, mjafton të shihni këtë vendim. Ai jep mbi 194 milionë lekë për të ngritur një portal qeveritar.

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që e cakton Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si njësi zbatuese për ngritjen e një portali unik qeveritar për procesin e rindërtimit.

Në vendim thuhet: “Efekti financiar total prej 19.440.360 lekësh do të përballohet nga ‘Fondi për rindërtim’, miratuar nga buxheti i vitit 2020 dhe do të përdoret nga AKSHI”.

Për zbatimin e vendimit do të ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

vkm

rama termet

Artikulli paraprakEuropa nuk i ka mbyllur dyert Shqipërisë, por korrupsionit
Artikulli tjetërMalaj padit Kuvendin: Për të larguar njëherë e përgjithmonë frikën e krijuar tek njerëzit për të thënë fjalën e lirë