“Kuçedra” do te presë ujin në Tiranë në fundjavë

Qytetarët e Tiranës duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës. Kufizimet në furnizimin me ujë do të vijnë si pasojë e punimeve në impiantin e Bovillës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea në një intervistë në Report Tv ku tha se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

Ndër të tjera ajo shtoi se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën.

Artikulli paraprakSi e paralajmëroi Berisha në 2016 lidhjen mes Veliajt dhe të ndaluarit si anëtar i Ndraghetas
Artikulli tjetër“Për pak sa nuk u rrahën…”, Modriç rrëfen sherrin Ronaldo-Mourinjo