Qytetarët përplasen me policinë në Vlorë: “Rilindja” e Edi Ramës na ka marrë më qafë!

Qytetarët përplasen me policinë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës.

Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa pretendojnë se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

Një prej banoreve u shpreh se, ajo do të qëndrojë përpara fadromave të IKMT-së, pasi kjo është e vetmja mundësi që ajo të ushqejë 4 fëmijët e saj.

“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminela. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi nga 30 vite këtu”, shprehen banorët.

“E votuam Edi Ramën se thamë që do na rregullonte, ky vjen na vë fadromën tani”, shprehet i revoltuar një tjetër banor, që duket mjaft i zhgënjyer me Rilindjen.

Aksioni nisi i qete, por me pas pati perplasje dhe replika mes qytetareve dhe forcave te policise. “Nuk e keni mire keshtu sic e keni nisur”, degjohen te bertiura nga ana e qytetareve, qe kundershtojne aksionin per shembjen e ndertimeve buze detit.

Ata janë shprehur se po terrorizohen nga instancat e shtetit, ndërsa kërkojnë transparencë.

“Rilindja e Edi Ramës na ka marrë më qafë, kjo është maskaradë”, u shpreh një prej banorëve.

Artikulli paraprakSi ti kuptojme deklaratat e Komisionerit Hahn dhe Ambasadorit Soreca?
Artikulli tjetërBasha uron Kurz për fitoren: Model moraliteti, që refuzon me zgjedhje të reja akuzat për “pazar votash”