Qyfyre nga Parlamenti, lexon “Ah moj Shqypni…” dhe thotë se e ka shkruar Gjergj Fishta

Deputeti Ervis Meço, i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, nuk e ka kursyer performancën sot në Parlament. Për të ilustruar gjendjen e rëndë, ku sipas tij, Shqipëria është katandisur sot, ka sjellë vetë vargjet e vjershës “O moj Shqypni”. Deri të këtu, gjithçka është në rregull.

Të gjithë, përfshirë edhe tekstshkruesen e këtij lajmi, hapën gojën teksa dëgjuan performancën artistike, të një personazhi që është votuar për të bërë ligje, e jo për të imituar Kadri Roshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, spektakli s’ka përfunduar. Në fund të fjalës së tij, ai thotë se kjo vjershë është shkruar nga Gjergj Fishta. Shpresojmë që dikush aty pranë, t’ja thotë Meços se vjersha është e shkruar nga Pashko Vasa… por megjithatë kjo duhet për të thyer atmosferën. Shijoni performancën:

“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni, kush të ka qit me krye n’hi, ti ke pas qenë një zonjë e randë, burrat e dheut të thërrisnin nanë”…për çfarë burra e ka patur fjalën At Gjergj Fishta? Burra dinjiteti besoj, si ata që i gjenë në letërsi, e jo këta modernët e sotëm, që çorapet Armani i blejnë për të mbuluar thonjtë e këmbëve të vrara për origjinën e punës para viteve ’90”-tha ai.

Artikulli paraprakBasha nga Durrësi: Ramavirusi, vdekjeprurës për turizmin
Artikulli tjetërTeatri është vija e kuqe! Basha: Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë, le ta presë popullin dhe zjarrin nga Surreli tek…