QSUT u shndërrua në vatër të përhapjes së virusit

Orjola PAMPURI

Cdo dite paraqitet prane QSUT, nje numer i konsiderueshem rastesh me patologji te ndryshme, urgjenca, shtrime, operacione te planifikuara ose jo, vizita e konsulta etj.

Po perpos problematikes se semundjes, ditet e fundit, pacientet dhe familjaret e tyre duhet te perballen dhe me riskun qe te preken nga Covid 19.

Nje risk i paralajmeruar muaj me pare, qe ne nisje te pandemise, kur opozita e eksperte te shendetesise prane saj, propozonin si prioritet masat mbrojtese per stafin shendetesor, jo vetem per ato, ne spitalet Covid, por per te gjithe paresorin, sekondarin dhe kryesisht QSUT.

Nderkohe e kam theksuar dhe e theksoj, ngritja e rrjetit te epidemiologeve dhe virologeve, por kryesisht e epidemiologeve, duke ftuar edhe ata ne pension, ka qene dhe eshte emergjente ne raste te tilla pandemish si kjo e Covid 19, sic u veprua ne Itali, Greqi etj. Eshte dhe ka qene e domosdoshme qe ne fillim te kesaj pandemie, qe situaten ta merrnin ne dore eksperte te fushes, te pavarur politikisht duke dhene mendimet e tyre te sakta dhe te qarta profesionalisht. Kjo do te shmangte kurbat dhe shifrat qesharake qe “komiteti” i qeverise na paraqiti pergjate muajve te izolimit.

“Krye-epidemiologu” Rama, gjeti zgjidhje vetem tek izolimi duke anashkaluar masat mbrojtese, dhe kjo jo sepse nuk e dinte, por per te realizuar kete duhej te zhvendoste disa shpenzime luksi qeveritare, apo disa tendera duhej te mos i bente, pse jo te anulonte dhe disa koncensione, por sigurisht kjo do te cenonte xhepat e oligarkeve te kryeministrit.

Nderkohe izolimi, do te kishte efekt te plote nese masat mbrojtese dhe distancimi social dhe fizik, do te ishin real dhe do te shoqeroheshin me testime masive, gjurmime e me pas izolim te vatrave. Menaxhimi ishte krejtesisht i deshtuar. Nderkohe sot jemi perballe asaj qe pritej te ndodhte, ku QSUT per nga numri i personelit te prekur nga Covid 19, po ia kalon fasonerive dhe call centers.

Artikulli paraprakBerisha denoncon skandalin: Urdhërohet lirimi i nipit të deputetit rilindas, u arrestua për grabitje në Tiranë!
Artikulli tjetërCovid-19/ Pipero pranon skandalin në QSUT: Infektimet në spitale nuk duhet të kishin ndodhur…