Qoka me tender e Tahirit, 319 milionë lekë për ofertën më të lartë dhe me një garues

Qëndra e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, institucion nën varësinë e Ministrisë së Brendshme ka tenderuar shërbimin “Blerje pjesë këmbimi për grup mjetesh në administrim të QSHAMT-së si dhe të njësive shpenzuese të Drejtorisë së Policisë se Shtetit”.

Janë dy elementë ato të cilët e bëjnë dyshuese tenderin në fjalë.

Bëhet fjalë për mungesën e konkurentëve në garë dhe shpalljen e fituesit me 99.9% të vlerës së fondit limit. Siç duket edhe në faktet e mëposhtme, në garë është paraqitur vetëm një ofertues. Ky i fundit është subjekti “Universal”. Ndërkohë, referuar publikimit të fundit nga Agjencia e Prokurimeve Publike, në njoftimin e shpalljes së fituesit nuk është vendosur fondi limit. Por sipas një kërkimi të citynews, rezulton se fondi limit i tenderi në fjalë është 31 645 054 lekë të reja pa TVSH. Ndërsa fituesi, konkurenti i vetëm në garë, është shpallur me vlerën 31 280 000 lekë të reja pa TVSH. Pra siç duket edhe nga shifrat zyrtare, tenderi është fituar me 99% të vlerës së fondit limit.

Faktet e renditura nga citynews lindin dyshime se kemi të bëjmë me favorizim të një ofertuesi në tenderin e Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga ministri Saimir Tahiri.

Artikulli paraprakKëta kanë ardhur në fund
Artikulli tjetërShqipëria me nivel të lartë rreziku për katastrofat natyrore