Qindra qytetarë vërshojnë drejt Teatrit, Rama nxjerr policinë për të bllokuar rrugët

Prej orës 08.00 të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë, protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministria e Llesh kimikut ka marrë masat që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt kryeqytetit.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan – “Tyneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur izolimin nga koronavirusi për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe demokracinë në vend.

Artikulli paraprakBasha: Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë. Pa shporrur atë, nuk do ketë as ligj, as demokraci
Artikulli tjetërAktorja e madhe Roza Anagnosti në lot: Nuk kam fjalë…