Reagimi i fortë i Yuri Kim ndaj medias së kontrolluar nga Rama: Ja si mashtrojnë…

Një seri mediesh pranë qeverisë, përfshi këtu edhe Agjencinë Telgrafike Shqiptare, raportuan një ditë më parë se, gjatë konferencës për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se, qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta.

Vetë ambasadorja amerikane, teksa poston shkrimin nga ATSH, shkruan se, kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo nuk ka thënë kështu.

“Ky titull është mashtrues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë”, shkruan ambasadorja, teksa poston shkrimin me titull: “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.

Ndërkohë, ambasadorja u shpreh dje se, qeveria duhet të demonstrojë se po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.

121181653 2473317369634747 8165189802674023644 o

Artikulli paraprakStrasburg, qeveria e Ramës humb 32 milionë euro, do paguhen nga taksat tona
Artikulli tjetërAmbasadori i BE në prani të Ramës: Brukseli pret dënimin e zyrtarëve të lartë, korrupsioni është kudo