Qeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasburg

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, si dhe shkatërrimin e stemës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i konsullatës. “Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës dërguar mediave.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë. “Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Artikulli paraprakNeymar me barrelë
Artikulli tjetërAferat me Aeroportin e Kukësit, tender korruptiv 110 mijë euro vetëm për ruajtje objekti