Qeveria: Asnjë dëmshpërblim për banorët e Shkodrës që kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet

Qeveria nuk do të japë asnjë dëmshpërblim për banorët e Shkodrës që kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit.

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni tha për Euroneës Albania se, janë 3500 hektarë që është nën pushtetin e ujit. Ajo u shpreh më tej se, nuk bëhet fjalë për dëmshpërblime, jemi në skenarin që t’i vijmë në ndihmë popullsisë.

“Në të gjithë Qarkun Shkodër janë 3500 hektarë që është nën pushtetin e ujit. Sot nuk kemi reshje shiu, temperaturat janë ulur. Është një situatë pak optimiste, por megjithatë tokat e përmbytura janë 1900 hektarë në bashkinë e Shkodrës”, u shpreh ajo.

“Ajo që duhet theksuar është se kemi një rritje të nivelit të Bunës. Situata po monitorohet dhe çdo bashki ka bërë planin e vet të emergjencës, të cilin e paraqet tek Prefektura dhe hap pas hapi po ndiqen situatat”, shtoi ajo më tej.

E pyetur nëse do të ketë dëmshpërblim për banorët, të cilët vazhdimisht kanë bërë apel për ndihmë, Angoni theksoi se tani për tani po monitorohet evakuimi i tyre dhe i gjësë së gjallë dhe se në një hap të dytë do të rishikohet situata.

“Tani për tani po monitorohet për sa i përket situatës së njerëzve, evakuimit të tyre, situatës së gjësë së gjallë dhe po evidentohen edhe sipërfaqet e tokave që janë nën pushtetin e ujit dhe në një hap të dytë do të rishikohet situata”, tha ajo.

“Në këtë momente nuk bëhet fjalë për dëmshpërblime, jemi në skenarin që t’i vijmë në ndihmë popullsisë. Do të shikohen në një fazë tjetër. Skenari për t’u gjendur banorëve pranë për çdo nevojë që mund të kenë”, u shpreh Angoni.

3 17

2 30

3 23

Artikulli paraprakFalimenton nga korrupsioni pa filluar sistemi i fiskalizimit “Edi-Olsi-Baxhanaku”, kosto mbi 6 mijë euro çdo biznesi
Artikulli tjetërÇollaku: PD është pranë njerëzve me ofertë dhe program të qartë fitues