Qëndrim kafshëror i Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajnisë ndaj infermiereve të Durrësit!

Nga Sali BERISHA

E paimagjinueshme, ja deri ku arrin banditizmi zyrtar.

Infermieret, që i shërbyen së sëmurës, që vdiq nga koronavirusi, i vendosin në karantinë dhe iu thonë se analiza juaj per koronavirus ka dalë negative, por kur ato kërkojnë analizën, refuzojnë t’ua japin, sikur të mos ishte e tyre, por e Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës.

Ky është një qëndrim kafshëror që shkel çdo rregull dhe kod mbi tokë. Kjo mund të ndodhë vetëm në Korenë e Veriut ku qeniet njerëzore konsiderohen qenie shtetërore.

Me këtë qëndrim, Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, duan te fshehin përmasat e superskandalit me rastin e Durrësit dhe pasojat tejet të rënda për spitalin dhe mbarë qytetin e Durrësit.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me punonjësit e shëndetësisë të spitalit të Durrësit dhe mbarë vendit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim kafshëror të Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajnisë ndaj infermiereve të spitalit të Durrësit dhe kërkoj dhënien urgjente të rezultatit të analizës së tyre për koronavirus.

Këtu më poshtë keni deklaratën e protestës së personelit mjekësor për mosdhënien me shkrim të rezultatit të analizës së tyre.

DEKLARATA – Stafi mjekësor i Durrësit i përgjigjet Manastirliut: Duam t’i shohim analizat, pse duhet të qëndrojmë ende në karantinë?!

Artikulli paraprakE gjithë Tirana drejt vetëizolimit, mbyllen edhe klinikat dentare
Artikulli tjetërCOVID-19/ Banka e Shqipërisë: Pagesat e kredive shtyhen me 3 muaj