Qëllohet gjatë natës makina e gazetarit

Një nga gazetarët më të vjetër në qytetin e Lezhës, Gjergj Figuri ka denoncuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një sulm ndaj automjetit të tij privat.

“Kjo është makina ime… gjatë natës më kanë thyer xhamin e përparmë dhe çuditërisht makina ndodhet e parkuar në rregull dhe në një zonë ku nuk mund të bjerë asgjë nga lart”.

“Nuk e di qëllimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di që do ta gjej se kush e ka bërë”, shkruan Figuri në faqen e tij në Facebook duke e shoqëruar denoncimin, edhe me fotografi të makinës së dëmtuar.

1 28

4 10

3 15

Artikulli paraprakKosova drejt kolapsit buxhetor, Ministria e Financave: Pas 31 marsit nuk mund të bëhet asnjë pagesë
Artikulli tjetërShqipëria e fundit në Europë për inovacion, bizneset nuk kanë forcë punëtore të arsimuar