Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë në protestë, tre muaj pa rroga

Dhjetëra punonjës të Pastrim-Gjelbërimit në Vlorë kanë protestuar para Bashkisë, pasi thonë se prej tre muajsh firma kontraktore nuk i paguan. Sipas punonjësve, administratori i firmës që ka marrë përsipër pastrimin e Vlorës, ngre pretendimin se nuk është paguar nga Bashkia. “Kemi punuar, shkuan tre muaj nuk po marrim asnjë lek. Nuk po marrim një zgjidhje, pronari nuk na vjen këtu të ballafaqohemi”, thotë një punëtor.
“Kam 18 vjet punë dhe 2 vjet mund të jem e siguruar atje. Dje kemi vajtur atje, na del pronar djali i tij. Nuk e njoh fare, nuk na ka ardhur asnjë ditë aty”, thotë një punëtore.
Një punëtore tjetër thotë se, mirë 8 muaj që ikën dhe u harruan parvjet. Ç’është ky vend pune pa lekë mor vëlla? “Natë dhe ditë këtu, brenda datës 15 ne duam të mbyllen rrogat tona, të marrim lekët dhe t’ua çojmë fëmijëve, të ushqehemi”, shprehen punëtorët.
51 punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit në qytetin e Vlorës kanë paralajmëruar se nëse nuk paguhen do të hyjnë në grevë urie derisa problemi i tyre të zgjidhet.

Artikulli paraprakQeveria ka falimentuar sigurinë kombëtare
Artikulli tjetërPlagosen aksidentalisht dy turistë çekë në Theth