Punonjësit e fasonerive në Durrës ngrihen në protestë për pagën e “luftës”

Sërisht protesta pranë zyrave të Tatim Taksave në qytetin e Durrësit nga punonjës fasonerie, ku një pjesë janë përfshirë në paketat e ndihmave ekonomike për të përfituar pagat e luftës dhe një pjesë tjetër nuk janë përfitues.

Problemin e ngrenë vetë punëtorët e fasonerisë pasi kanë deklaruar se çdo procedurë është ndjekur rregullisht nga ekonomistët e fasonerisë dhe se sipas kërkesave të qeverisë është bërë pagesa dhe pezullimi i siguracioneve në varësi të paketave që mund të përfitonin.

Punëtorët deklarojnë se ata nuk pranojnë të ketë diferencime në përfitimin e pagës së luftës pasi shpërndarja po bëhet në mënyrë diferencuese në një kohë që të gjithë janë në kushte të barabarta pune.

Artikulli paraprakKërcet arma në Elbasan, dy të plagosur
Artikulli tjetërShoqata e Transportit në protestë, ja 6 kërkesat për Qeverinë