Mjeku publikon shifrat: Shqipëria e fundit në Europë për testimet ndaj Covid-19

Nga Ilir ALLKJA

KRENARË KARSHI DISA VENDEVE AFRIKANE!

MJEKËSI FALAS, JO LLAFE ….

Sipas OBSH dhe linjave guidë një ndër treguesit e menaxhimit të pandemisë janë numri testimeve. Ne për protokolle jemi në bisht, akoma nuk kemi një protokoll për menaxhimin e dhimbjes së gjoksit , e cila është simptoma që merr mijëra jetë çdo vit, e lëre të kemi protokoll për të trajtuar coronavirusin.

Por t’i lëmë fjalët, thonë ”punë-mbaruarit”, si janë shifrat?

Shqipëria qenka e fundit në Ballkan:

Serbia ka kryer gjithsej 1 219 908 testime ose 139 785 testime për 1 milion banorë!

Greqia ka kryer gjithsej 1 489 213 testime , ose 143 082 testime pës 1 milion banorë.

Shqipëria ka kryer gjithsej 99 003 testime ose 34 413 testime për 1 milionë banorë.

Maqedonia e Veriut ka kryer gjithsej 214 235 testime, ose 102 832 për 1 milon banorë.

Kroacia ka kryer gjithsej 379 379 testime ose 92 580 testime për 1 milionë banorë.

Shqipëria e fundit ne Europë:

Gjermania, e cila sipas deklarimeve të k/ministrit të Shqipërisë është 10 herë më dobët se sa Shqipëria, ka kryer gjithsej 19 276 507 testime ose 229 861 testime për 1 milion banorë

Franca ka kryer gjithsej 12 710 079 testime , ose 194 595 testime pës 1 milion banorë.

Shqipëria ka kryer gjithsej 99 003 testime ose 34 413 testime për 1 milionë banorë.

Italia ka kryer gjithsej 13 077 827 testime, ose 216 392 për 1 milon banorë.

Anglia ka kryer gjithsej 28 677 578 testime ose 421 797 testime për 1 milionë banorë.

Por mos u dekurajoni miq, Shqipëria është më mirë se sa disa vende të Afrikës:

Nigeria ka kryer gjithsej 564 936 testime ose 2 722 testime për 1 milion banorë, ne jemi më mirë se Nigeria!

Ghana ka kryer gjithsej 503 097 testime , ose 16 096 testime pës 1 milion banorë.

Shqipëria ka kryer gjithsej 99 003 testime ose 34 413 testime për 1 milionë banorë.

Afghanistani ka kryer gjithsej 115 968 testime, ose 2 960 për 1 milon banorë.

Ekuadori ka kryer gjithsej 475 454 testime ose 26 832 testime për 1 milionë banorë.

Një falënderim për Komitetin e Ekspertëve, pasi është doemos merita e tyre, kemi ekspertë NE, nuk jemi si Nigeria!

covid 1

Artikulli paraprakStudim i ri: Çfarë dimë për imunitetin ndaj koronavirusit
Artikulli tjetërBerisha: Ja pse Zani ka të drejtë që kërkon lirimin