PSG, Pochettino në vend të Emery

Eliminimi i Paris Saint-Germain në Champions League nga Barcelona, pas asaj përmbysje historike 6-1 të katalanasve, ka tronditur jo pak stolin e Unai Emery. Trajneri pritet të largohet nga parisienët në fund të sezonit ose më parë dhe mediat kanë nisur të aludojnë se cili do të jetë pasuesi i 45-vjeçarit. Sipas “Evening Standard”, klubi i sheikut Nasser al-Khelaifi mendon për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino, që ka kontratë me “Spurs” deri në vitin 2021. Ish-mbrojtësi gjatë karrierës së tij si lojtar, ka luajtur me klubin francez në sezonet 2001-2003.

Artikulli paraprakGerrard: Liverpool të blejë Aubameyang
Artikulli tjetërBesart Berisha spektakolar, gol dhe asist në Australi