Pse u fsheh vdekja e një qytetari shkodran nga Covid-19? Spahia: Rrena të ministres që dalin shpejt!

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia shprehet se, personeli shëndetësor i Shkodrës po përballet me këtë situatë, pa mbrojtjen e duhur e në kushtet kur u mohohet testimi, vetëkarantinohen, që të mos bëhen më tej transmetues të virusit!

Spahia shkruan më tej në reagimin e tij se, qeveria po manipulon shifrat e viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

Personeli shëndetësor i Shkodrës po përballet me këtë situatë, pa mbrojtjen e duhur e në kushtet kur u mohohet testimi, vetëkarantinohen, që të mos bëhen më tej transmetues të virusit!

Ngushëllime familjes nga Shkodra, që humbi të dashurin e saj dje ne mëngjes në spitalin Infektiv, e që nga autoritetet u regjistrua si vdekje për shkaqe të tjera! Prej fillimit, filozofia kriminale e kësaj qeverie nuk ka qenë lufta ndaj COVID, por manipulimi i shifrave.

11 5

Artikulli paraprakFranca 1% e GDP për 9 milionë punëtorët e izoluar në shtëpi nga Covid-19, ndërsa Rama…
Artikulli tjetërTrump plas “bombën”: Vendet e tjera po fshehin shifrat e vdekjeve nga Covid-19