Pse Rama gënjeu për operacionin e kokainës?

Rama gënjeu dje kur deklaroi se aksioni për kapjen e 615 kg kokainë ishte vetëm i policisë shqiptare. Ai që e përgënjështroi pari këtë deklaratë të Ramës ishte fatmir Xhafa që deklaroi se aksionin i kapjes së 600 kilogramëve kokainë në Maminas, si sukses të punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me partnerët e huaj. Postimi i tij në Tëitter ishte reagimi i parë zyrtar publik mbi kapjen e drogës: “Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, shkruante Xhfaj në tëitter.
Por pohimi i ministrit u kundërshtua pak orë më vonë nga një deklaratë e Policisë së Shtetit. Pas një pohimi të kryetarit të opozitës Lulzim Basha se droga u kap nën presionin e të shërbimeve të huaja, Policia e Shtetit lëshoi një deklaratë ku i quante pohimet e Bashës sulm ndaj policisë dhe shprehej se soperacioni i kapjes së drogës është kryer vetëm nga autoritetet vendase:
“Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë.”.

E vështirë që Xhafaj të ketë qenë kaq i painformuar, aq më tepër që policia pretendon se kamioni i dorgës është mbajtur nën mbikqyrje disa ditë nga policia. Sot, në portin e Durrësit, policia kapi rreth 600 kilogramë kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane të porositura në Kolombi nga firma shqiptare “Arbi Garden”.
Pse gënjeu Rama? Rama gënjen sepse kërkon të marrë meritat e një operacioni i cili në çdo hap të tij është ndjekur nga shërbimet partnere dhe vetëm finalizimi ka qenë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të rënda dhe e policisë. Rama mohon edhe punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u përshëndet dje nga kreu i Antimafias italiane. Pritësi i kokainës është po ashtu një emër i njohur për qeverinë. Çako i kishte dërguar ish-ministrit Tahiri raportin konfidencial për hetimet ndaj Arbër Cekaj për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Hetimet do të zbardhin se deri ku arrijnë fijet e këtij karteli droge.

Reagimi amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Antidrogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 613 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Përmes një deklarate për mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaron se kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Për Ambasadën amerikane, kapja e një sasie kaq të madhe kokaine është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Ambasada nënvizon se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.
Reagimi: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”.
Rama dhe Xhafa u përplasën dje për operacionin e kapjes së 615 kilogramëve kokainë. Kush e organizoi operacionin e drogës? Rama ka një mendim të ndryshëm nga Fatmir Xhafa.
“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.
Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt, i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.
Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.
Siç demonstron dokumenti më poshtë:https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645” shkruan Basha në postim.

Artikulli paraprakTrump kritikon përsëri Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions
Artikulli tjetërVrasja për një ton hashash, pistë e re për ekzekutimin e Begallës