Pse mësuesit kurrsesi nuk duhet t’i besojnë Edi Ramës?

Nga Qemal ÇEJKU

Marr shkas nga takimi mashtrues i Ramës me mësuesit dhe desha t’i rikujtoj shkëlqesisë së tij disa nga mashtrimet e bëra në këto shtatë vite kundrejt mësuesve.

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013 kandidati për kryeministër i asaj kohe i premtoi gjithkujt gjithçka si dhe mësuesve ju premtoi parajsën:

• Pagën shpërblyese (pagën e 13-të); po se ku i ngeci sharra në disa burokracira po dhe sot pas shtatë vitesh nuk e marrin, por çuditërisht këto burokraci nuk e pengojnë që të japi miliona euro PPP për miqtë e tij.

• Për t’u shfajsuar u shpik një bonus për mësuesin më të mirë të shkollës, i cili do të merrte 400$ si shpërblim për vitin e ri. Ç’është e vërteta dy vite e dha, por si çdo punë që bën dhe kjo kishte zullumin e saj. Si fillim, futi konflikt mes mësuesve se kush e përcaktonte se kush është mësuesi më i mirë dhe si përfundim shpërblimin e mori mesuesi që i premtoi 50 % ose më shumë drejtorit të IA.

• Rritje të vazhdueshme pagash e nje sistem meritokracie, por ja ku jemi sot me paga e fuqi blerëse më të ulet e ku fjala meritokraci tashmë është një shprehje e huaj. Se si fitohen vendet e punës tashmë e dinë të gjithë, kush numëron vota më mirë bëhet drejtor, kush mbledh më shumë vota në fushatë merr ndonjë post më të rëndësishëm.

• Kandidati për kryeministër premtoi një sistem arsimor perëndimor me shumë lehtësira për mësuesit, por sot jemi në një gjendje të mjerueshme. Nga disa drejtues të papërgjegjshëm, mësuesve ju hoq një instrument që i jepte autoritet e rëndësi, ju hoq regjistri e u zëvendësua me lloj e soj paçavuresh të pavlera e që jua shtonin punën e kotë e lodhjen e pashpërblyer.

• Pasi u bë kryeminister vazhdoi me përralla 4%, ulje norme mësimore, largim nga sistemi i mësuesve jashtë profili e shumë si këto, por e vërteta është se sot jemi minus shtatë vjet të humbura. As rritje pagash as lehtësira, mësues që japin lëndë që nuk kanë fare lidhje me profilin e tyre.

• Ju premtuan mësuesve libra më të mirë nga Cambridge e Pearson, por përfunduam më përkthime qesharake pa pikën e lidhjes.

“Shkëlqësia Juaj” Zoti Kryeministër para se t’ju kërkosh votën mësuesve duhet të ju kërkosh falje. Të ju kërkosh falje se, si ministre arsimi vure një ish-mësuese matematike me mesatare 5.8. Mirë atë, por e zëvendesove me një tjeter ministre shumë të lexuar (edhe më shume se Genti i MJ-së), por që i trashi zollumet deri në idiotësira, mjafton të kujtojmë maturën shtetërore me Turin e shumë si këto.

T’ju kërkosh falje mësuesve se ministret e arsimit i vendose më të paaftë se sa drejtorët e drejtorive të qarqeve. T’ju kërkosh falje se si drejtorë të drejtorive të qarqeve emërove njerëz më të paaftë se drejtorët e zyrave arsimore. T’ju kërkosh falje se emërove drejtorë në zyrat arsimore njerëz më të paaftë se drejtorët e shkollave. T’ju kërkosh falje se emërove drejtorë shkollash njerëz më të paaftë se 80% e mësuesve.

Pra t’ju kërkosh falje mësuesve, nxënësve, prindërve e të gjithë Shqiptarëve për atë çfarë i bëre arsimit në këto shtatë vite.

Artikulli paraprakThe Guardian: Një e treta e shqiptarëve të Kosovës besojnë se Covid-19 është mashtrim
Artikulli tjetërNdryshime në Kodin Rrugor, 10-fishohet gjoba për celularin, konfiskohen makinat e blinduara pa autorizim