Pse Gruevski nuk largohet?

Gazeta “Die Welt” shkruan gjërë e gjatë për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për të cilin thotë se ka krijuar një imazh tejet të keq. “Por ai po i mban refugjatët larg nga Evropa”.
Gruevski ishte deri para ca kohe kryeministër, por është larguar për shkak të kritikave shumë të rënda për korrupsion. “Megjithatë, ka ruajtur pushtetin dhe askush nuk dyshon se Gruevski edhe më tej mban timonin në Maqedoni… Gruevski nuk është i preferuar tek shumica e popullit. Opozita e kritikon për manipulimin e zgjedhjeve, punë ilegale dhe rryshfet e korrupsion. Ndërkohë që, qeveria ka marrë edhe pengje politike dhe ka futur disa gazetarë kritikë në burg, për t’ua mbyllur gojën atyre që shkruajnë për vrasjen e një të riu nga forcat e sigurisë së ish-kryeministrit. Të gjitha këto kanë shkaktuar protesta të mijëra maqedonasve. Kundërpërgjigja e qeverisë maqedonase ishte vrasja në maj e 18 separatistëve të dyshuar shqiptarë në Kumanovë. Opozita i ka shtuar kritikat edhe me këtë pikë, duhet nënvizuar se Gruevski po përpiqet të shkaktojë konflikte ndëretnike, për të ruajtur pushtetin”, konstaton gazeta.
Autori i tekstit Krsto Llazareviq pohon se, “megjithë këto kritika, Bashkimi Evropian nuk po ndërmerr aksione vendimtare kundër Gruevskit, sepse ai është një partner i rëndësishëm në çështjen e refugjatëve. Përderisa Erdogani po e pengon kalimin e refugjatëve në Greqi, Gruevski po i mban larg Evropës ata refugjatë, të cilët kanë ardhur deri në Greqi. “Bashkëpunimi po jep fryte, sepse itinerari i Ballkanit është mbyllur”, shkruan gazeta.
Ndërsa e përditshmja “Die Tageszeitung” i kushton vëmendje samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor. Gazeta pohon se, Ballkani Perëndimor nuk duhet t’i humbë shpresat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, as pas Brexit-it. Gazeta pohon se, në Sarajevë janë përhapur barcoletat për ngjashmërinë e gjendjes në BE me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.
“Përvoja e Ballkanit tregon se, fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë përcillej me mobilizime nacionale, gënjeshtra dhe histeri masive të humbjes së mirëbesimit mes popujve”.
Ndër problemet e sotme më të mëdha në këto vende janë elitat e korruptuara, influenca ruse, miliardat saudite, por edhe mangësitë e mëdha në demokratizimin e këtyre vendeve. Konferenca në Paris jep shpresa, por tani ato duhet të realizohen.

Artikulli paraprakIndeksi i Brishtësisë, Shqipëria në grupin e vendeve të “rrezikuara”
Artikulli tjetërPerspektiva si strategji