Pse fryhesh kot, kur e di që do zbythesh si legen?

Nga Red VARAKU

Vesi më burracak i Ramës është përpjekja për tu dukur si i fortë, edhe kur e ka të qartë, që pas publikimit të përgjimeve, anija që ai drejton ka futur ujë nga të gjitha anët dhe po shkon drejt fundosjes së sigurtë.

Të gjithë e kanë të qartë që pas publikimit të përgjimeve vjet në janar nga Zëri i Amerikës, ai është tërhequr zvarrë dhe është detyruar t’i nënshtrohet strategjisë së opozitës.

Në përpjekjen për të mos iu bindur shahut me detyrim-përcaktim të opozitës, ai ka marrë disa vendime që e kanë zhytur edhe më thellë në paligjshmëri.

Kjo arriti kulmin kur ai u detyrua të bënte “votime” pa opozitën, gjë që në fakt ishte thjesht një vetëvrasje politike, sepse mori si përgjigje reagimin e ashpër ndërkombëtar me bllokimin e integrimit.

Më pas tentoi të bënte presion dhe të kërcënonte Perëndimin me Jugosllavinë e Re, por ky projekt u tret si kripa në ujë, sepse u refuzua menjëherë prerazi nga SHBA dhe BE.

Pra, çdo përpjekje e tij për të dalë nga “kurthi” opozitar, ka dështuar gjitmonë me sukses.

Në fakt nuk është se kishte ndonjë rrugë tjetër. Strategjia e ndjekur nga opozita e bashkuar ishte e përsosur
dhe ai nuk është se kishte ndonjë opsion tjetër, veç dorëzimit.

Çështja është pse fryhet kot, kur e di që do të zbythet si legen?

Tani të njëjtën gjë banale po tenton të bëjë me marrëveshjen e 5 qershorit . Fryhet si gjel , bën si i fortë, nxjerr ca palaço që i përdor në vend të qenve dhe krekoset majë plehut.

Nuk e di se çfarë fiton politikisht nga kjo betejë idiote përveçse të shtyjë këto ditë korriku, por ajo që është bërë banale këtu e një vit, është zbythja si legen nga çdo kërcënim.

Marrëveshja e 5 qershorit është e mbyllur dhe vulosur nga vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, numri dy i SHBA-së z. Mike Pompeo. Atë nuk ka shans ta ndryshojë më askush.

E vetmja gjë e mirë që mund të bëjë për vete dhe PS , është të mbyllë gojën, se është e sigurtë që do të zbythet përsëri. T’ia kursejë këtë socialistëve të lodhur nga rrenat dhe mashtrimet e tij . Më mirë të ulë kokën dhe të presë fundin, i cili duket i rëndë, i afërt dhe i pashmangshëm.

Artikulli paraprakHaga nuk e lëshon Thaçin, sërish do merret në pyetje
Artikulli tjetërMeta e priti Bashën në sallën ku pret Kryeministrat