Pse Bayern Munich nuk ka mundësi për ta blerë Haaland

Erling Haaland është njëri ndër futbollistët e rinj më të talentuar për momentin. Për këtë talnet janë hedhur në sulm mjaft ekipe, por Borussia Dortmund nuk ka preferuar ta largojë lojtarin. Njëri nga klubet e eintersuar për Haaland është edhe Bayern Munich, por ish-shefi ekzekutiv iklubit, Karl-Heinz Rummenigge thotë se do të jetë e vështirë që sulmuesi i Borussia Dortmundit të mbahet në Gjermani.

Aftësitë mahnitëse të Haaland në zonë gjatë 18 muajve të tij në Dortmund kanë bërë që ai të cilësohet si sulmuesi i ri më i talentuar i gjeneratës.

Prandaj nuk është çudi që një numër i madh klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për të.

Bayerni është në mesin e klubeve për të cilat është përfolur se e duan 21-vjeçarin. Gjiganti gjerman ka histori për joshjen e lojtarëve të Dortmundit, por Rummenigge pret që klubi i ardhshëm i norvegjezit të jetë larg Gjermanisë.

I pyetur nëse Bayerni mund ta blejë Haalandin vitin e ardhshëm, Rummenigge tha: “Ai është bërë figura kryesore në ligë”.

“Por kam frikë se ai nuk do të qëndrojë në Bundesligë. Numrat që po qarkullojnë tregojnë se është e vështirë ta mbash atë në Gjermani. Besoj se e ardhmja e tij është jashtë vendit”, shtoi ai.

Haalandi i ka edhe tri vjet kontratë me Dortmundit por raportohet se e ka një klauzolë lirimi në vlerë 75 milionë euro, e cila bëhet aktive verën e ardhshme.

Artikulli paraprakTë premten e 10 shtatorit, seanca e parë e Parlamentit
Artikulli tjetërWagner në shkretëtirë