Studentët përzënë nga protesta Nikollën, e qëllojnë me vezë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka provokuar sot studentët që janë në protestë.
Ajo ka mbërritur aty dhe ka tentuar që të kalojë në krahun e studentëve, por është përballur me refuzimin e studentëve, të cilët e kanë qëlluar me vezë. “Turp, turp, turp”, kanë thurrur të revpltuar studentët.
Lindita Nikolla ka bërë tentativën e parë që të takonte studentët protestues. Por sapo ajo është parë aty, studentët kanë reaguar duke e larguar, duke iu drejtuar se nuk do të ketë negociata.
Reagimi i tyre ka qenë në bllok dhe ajo të largohet.
Por kush e solli Lindita Nikollën aty?
Janë njerëzit e Arlind Qorrit të cilët janë pozicionuar sot në hyrje të ministrisë në koordinim me Lindita Nikollën e cila doli ti takonte studentët, por ajo është refuzuar menjëherë nga studentët.
E po njerëzit e Arlind Qorrit po bëjnë thirrje që gjoja të largohen provokuesit.

Artikulli paraprakKryemadhi thirrje shoqatave të paguara nga Rama: Larg nga protesta e studentëve!
Artikulli tjetërOra e ringritjes dhe zgjimit kombëtar ndaj erresirës dhe diktatit “Rilindje” po vjen me shpejtësi