Provokimi i ri i Ramës me “Rrugën e Kombit”, rrit me 25 përqind çmimin e biletës për udhëtarët

Një muaj para vendosjes së tarifës përfundimtare për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, autobusët e linjës së transportit publik kanë rritur çmimin e biletës.
Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit. Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë ata do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër. Rritja e çmimit nuk është pritur mirë nga udhëtarët , sidomos nga pensionistët dhe ata që janë gjendje vështirë ekonomike.
I kontaktuar me telefon, kreu i Shoqëria së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës, Sadri Laçi, tha se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 500 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të konkurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë. Arsye tjetër është edhe rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës e papërballueshme për shoqërinë . Kreu i shoqatës bëri të ditut se rritja e çmimit të biletës nuk ka të bëjë me tarifat e reja të rrugës së Kombit që priten të aplikohen me 17 shtator të këtij viti.

kukesiii

Artikulli paraprakPortali i bashkëqeverisjes: “Me mbajt njerëzit me gajret, se për zgjidhje askujt s’i pëlcet”
Artikulli tjetërAktori i njohur shpërthen ndaj Veliajt: Stop karaduzllëkun e njeriut me biçikletë në zyrë