Protestuesit thirrje Ramës: “O Edvin o Zagar do të heqim me litar”!

“O Edvin o Zagar do të heqim me litar’’, kjo ishte një nga thirrjet e protestuesve tek Unaza e Re.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme, për të protestuar tek Unaza e Re për të mbrojtur pronat e tyre, të cilat qeveria kërkon ti prishë pa i dëmshpërblyer.
Qytetarët i kanë bërë sërish thirrje Ramës që t’i takojë për të gjetur një zgjidhje.
Në ditën e 20 të saj, qytetarët janë më të vendosur se kurrë.
Sipas deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, pjesëmarrës në protestën e sotme, “Edi Rama po vjedh hapur qytetarët me një projekt klientelist dhe kriminal.
Edi Rama një kryeministër injorant që provokon qytetarët për të fshehur vjedhjen më të madhe në histori, për 2 km rruge – 40 milionë euro.
Nuk do e kalojë me batuta dhe brekushe kësaj here sepse qytetarët janë në të drejtën e tyre legjitime. Qytetarët po protestojnë për pronën e tyre, kundër një kryeministri hajdut që ka vetëm një mision, të dhunojë dhe të rrjep qytetarët.
Të gjithë në këmbë kundra këtij kryeministri antikombëtar”.

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol makina në Vlorë, kush është biznesmeni që u gjymtua
Artikulli tjetërBasha me protestuesit: Agai i bëri pazaret, projekt 40 milionë euro për vilën në Surrel