Protestuesit paralajmërojnë Ramën: Ke vetëm dy rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh!

Banorët e Unazës së Re kanë dalë për të 104-ën ditë radhazi në protestë ku tashmë nuk këkrojnë vetëm dësmshpërblim në vlerë 100% të pronës së tyre, por anulim të plotë të projektit të “Unazës së Madhe”, pasi e cilësojnë si projekt korruptiv.
Ata kanë paralajmëruar kryeministrin Rama se ka kohë deri nesër për t’u tërhequr, pasi më 16 shkurt, qytetarët do të marrin në dorë fatin e tyre.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili nuk harroi të përmendte edhe ngjarjen e sotme në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama.
“Nuk mund të rri pa përshëndetur Edi Palokën. E përshëndet e gjithë Unaza. Të ishit brenda sallës së parlamentit dhe të shihnit frikën e Edi Ramës për 16 Shkurtin. E ka të shkruar në ballë. Kudo që shkon, në çdo qytet, gjen sallën më të vogël. Tani ke vetëm një rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh. Opozita i ka provuar të gjitha rrugët. Kemi denoncuar qindra afera korruptive, qindra raste se si ministra e deputetë të kësaj mazhorance kishin lidhje me banda e kriminelë. Bashkëpunimin e Ramës me krimin e organizuar. Të gjitha i kemi çuar në prokurori, por kjo drejtësi e Edi Ramës e ngritur me spiunë të ish-sigurimit nuk ka bërë asgjë. I kemi hezauruar të gjitha opsionet politike dhe juridike”, u shpreh deputeti Klevis Balliu.

Artikulli paraprakZbulohet vendi ku do fshihet Rama të shtunën, do ja mbathë për …
Artikulli tjetërDaul: Jam i shqetësuar për demokracinë në Shqipëri, të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament