Protestuesit peticion kryeprokurores: Të ndërpriten punimet në Unazën e Re, të hetohet dhuna ndaj protestuesve

Banorët e ‘Unazës së Re’ në ditën e 23-të protestës kanë firmosur mbrëmjen e sotme një peticion të cilin do ja dërgojnë Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Në këtë peticion banorët i kërkojnë Markut që të rrëzohet vendimi i qeverisë dhe të ndërpriten menjëherë punimet e nisura nga ARRSH dhe Bashkia e Tiranës në Unazën e Re.
Ndërkohë banorët i kërkojnë prokurores që të nisë së më parë hetimet për dhunën e shtruar ndaj protestuesve dhe të lirohen sa më parë dy protestuesit e burgosur.

919bde5d 21a5 4652 9be8 aa05b3fc94b3

Artikulli paraprakAvokati i protestuesit: Prokuroria nuk ka asnjë provë, policia ka ushtruar dhunë me të gjitha mënyrat
Artikulli tjetërNjë genocid i pranuar 40 vite më vonë