Protestuesit nuk tërhiqen edhe pas dorëheqjes së Lleshajt: Poshtë diktatura! Rama ik!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy net më parë, ku një polic ekzekutoi një të ri pranë shtëpisë së tij.

Por, pavarësisht dorëheqjes së ministrit protesta e lajmëruar sonte në orën 18:00 po vijon pranë ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë.

Me thirrjet “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura” protestuesit kanë hequr barrierat metalike dhe po i përdorin për të goditur policët.

Ndërkohë që efektivët i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës dhe ujë.

Artikulli paraprakShpërthen revolta në të gjithë vendin! Protestuesit bllokojnë superstradën Shkodër-Lezhë
Artikulli tjetërFoto/ Policia terror ndaj protestuesve, grushte, shkelma dhe arrestime