Protestuesit mësyjnë në Bashki, përplasen fizikisht me policinë e Veliajt

Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen. Banorët janë përplasur fizikisht me policët bashkiakë, ndërsa Veliaj dhe zyrtarët e tjerrë të Bashkisë janë fshehur nëpër zyra.
Protestuesit e irrituart thërrisnin “O Erjon, o legen, prite prite se po vjen”…
Protestuesit kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.

Artikulli paraprakProtestuesit ultimatum Veliajt: “Ke 10 minuta kohë të vish tek ne, ndryshe do të vijmë ne tek ti”!
Artikulli tjetërKonfirmohet blerja e votave/ “Rroftë Dako, rroftë PS, aty qaj hallet”, deklarata bombë e “Niçes” në gjyq