Protestuesit e Unazës së Re marshojnë drejt Sheshit Shqiponja, policia i ndjek nga pas

Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sonte në protestë pavarësisht represionit që qeveria Rama dhe veglat e saj qorre në policinë e shtetit po ushtrpojnë ndaj protestueve duke i boogosur.

Me thirrjet ‘Shtëpia jonë, kauza jonë’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Sheshit Shqiponja.

Në fjalën e tij avokati Artan Manushaqe u ndal edhe të veprimi i ambasadorit të OSBE-së, Berndt Borchardt, që u nxorri gishtin e mesit banorëve që protestonin përpara Drejtorisë së Policisë

‘Një protestë qytetare Borchardt iu përgjigj me një gjest shëmtie të dënueshëm jo vetëm për nënat shqiptare por edhe për të gjithë nënat në Evropë

Z.Borchardt ti je i paprapranueshëm për ne shqiptarët.

Nesër  do të bëjmë një peticion për shkarkimin e Borchardt. Do tja çojmë Këshillit të Europës për tja treguar sjelljen e këtij idiotit. Shqipëria është me ne jo me Edi Ramnë

Protesta jonë do të vazhdojë mënyrë qytetare dhe paqësore siç ka qenë’, tha aktivisti.

Artikulli paraprakBasha në ceremoninë e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit
Artikulli tjetërBasha në 10 vjetorin e AADF: Shqipëria në udhëkryq. Koha të zgjedhim rrugën e zhvillimit…