Protestuesi: Shteti më mbajti dy ditë në burg, e kam shpinën gjak…

“Unë jam Klodiani, shteti është krimi”. Kjo është pankarta që mban në duar një i ri në sheshin Skënderbej në natën e gjashtë të protestës për Klodianin.

Duke folur për ABC ai shprehet se e ka shpinën gjak për shkak të goditjeve që ka marrë nga blutë në momentin e arrestimit.

“Unë kam të drejtat e mia. Unë marr kemp 100 mijë lekë për ilaçet e mia. Dhe shteti më gjuan mua, e kam shpinën gjak. Dy ditë në burg Edi Rama mua. Në shkop në shpinë, me grushta në bark më doli gjak nga goja”, shprehet ai./mv.abcnews.al

Artikulli paraprakZv.ministri i Ramës: S’kam semafor në lagje! Policia përdor dhunë se për atë punë është
Artikulli tjetërBerisha: Nuk mund të shpallësh aksident vrasjen me dy plumba pas shpine, Rama bëri zgjidhje kanunore