Protestoi kundër Ramës, Gjykata dënon kryetarin e FRPD Shkodër

Kryetari i FRPD Shkodër, Arvit Bushati është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 6 milionë lekë pse protestoi kundër Ramës. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkodrës për një protestë që të rinjtë e FRPD zhvulluan para disa kohësh kundër kryeministrit Rama gjatë një vizite që ai zhvilloi në Shkodër.
Pas vendimit të Gjykatës ka reaguar edhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se, Rama mesaduket akoma nuk e ka mësuar se të rinjtë demokratë nuk i ndal dot as me gjoba, as presione dhe aq më pak me kërcënime.
“Edi Ramen e tmerron çdokush qe proteston, por fobia e tij jane te rinjte. Te rinjte e FRPD Shkoder jane kthyer ne makth per te. I ndaloi, i shoqeroi ne komisariat, i kercenoi e kur nuk ia doli dot, thirri ne ndihme sistemin gjyqesor, ate te cilin e kontrollon me thjeshte, ca me deshire e ca me presione. Se fundi nje vendim absurd eshte marre ndaj Kryetarit te FRPD Arvit Bushati.
Gjykata e Shkodres e ka denuar Arvitin me gjobe 60.000 leke te reja sepse protestoi ndaj Edi Rames.
Por Edi Rama mesaduket akoma nuk e ka mesuar se te rinjte demokrate nuk i ndal dot as me gjoba, as presione dhe aq me pak me kercenime.
Edi Rama e ka marre rrugen pa kthim drejt largimit. Edi Rama do te mbahet mend si turpi i Shqiperise, si kryeministri i krimit, droges dhe korrupsionit”, shkruan kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Artikulli paraprakDenoncimi: Olsi, Tahiri dhe Agroni, kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës, Rama i merr në mbrojtje
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: Xhafa nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës për grupet e krimit