Protestë te mbikalimi i Fllakës, banorët: Na bllokon lëvizjen, në shtëpi duhet të shkojmë me helikopter!

Banorët e Fllakës në Durrës janë hedhur në protestë në shenjë kundërshtie për punimet e një firme e cila ka fituar një tender për rrugën hyrëse të kësaj zone.

Banorët kërkojnë që të kenë akses në këtë rrugë dhe ajo mos të bllokohet, por të ketë dalje për çdo lagje.

Sipas tyre mbikalimi që do të ndërtohet nëse nuk i jep zgjidhje. Protestuesit thanë se nuk kanë asnjë shkresë që të njihen si banorë me projektin, ndërsa shtuan se nuk kanë marrë asnjë reagim nga bashkia e Durrësit. “Nëse bëhet kjo rrugë, na bllokohet kalimi. Çojmë fëmijët në shkollë, kemi punën. I bie që të shkojmë në shtëpi me helikopter.”, tha një prej protestuesve.

Artikulli paraprakAnalistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiç tentoi të heshte për Banjskën në OKB
Artikulli tjetërBasha nga Vlora: Forca e vërtetë nuk qëndron tek njëshi, por tek motivi i bashkimit për t’i shërbyer njerëzve