Protestë për kullat 30 katëshe te Liqeni, ambjentalistët: E tmerrshme! Tirana është bërë më e dendur se Hong- Kongu

Aktivistë të shoqërisë civile dhe ambjentalistët po zhvillojnë një protestë për ndërtimin e kullave tek Liqeni Artificial.
Sipas tyre deri në momentin që ato ishin në proces gjyqësor, nuk mendonin dot se gjykatat do të dilnin mbi shkencën, mbi vendimin e ekspertëve të digës.szan guri
“Nën digë nuk mund të ndërtohet. Janë dhjetra hidroteknikë që mendojnë kështu. Këtu vendosin së çfarë duan kryebashkiaku, kryeministri, por ato kanë të drejtën legjitime që të ankimojnë këtë vendim. Nuk mund të biem dakord, pasi kjo është shumë rëndë. Tirana është bërë më e dendur se Hong- Kongu është e tmerrshme, po na zënë diellin.Edhe këta autoritetet që na fshihen pas disa vendimeve shpesh herë bien ndesh me interesat e kombit”, u shpreh ambjentalisti Sazan Guri.

Do të prishet Garda në vend të saj 7 kulla 30 katëshe
Në datën 4 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kalojë në përgjegjësi administrimi të Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe prej 25 004 m2 nga të cilat 2853 m2 i përkasin godinës së Gardës së Republikës. Sipërfaqja është në hyrjen veriore të Parkut të Liqenit, dhe kufizohet me Akademinë e Artve dhe Korupsin Universitar.
Në vendim propozues janë dy ministri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë që ia kalojnë pronën Bashkisë të cilën e kushtëzojnë me mosndryshim të destinacionit të godinës me qëllim “realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”.
Ajo çfarë është e qartë në dritën e zhvillimeve të fundit me ligjin që parashikon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, është fakti se kalimi i pronës nga Ministria e Ekonomisë te Bashkia në një perspektivë i jep të drejtë kësaj të fundit që të trajtojë sipërfaqen si pronë të vet, pra jo shtetërore duke vepruar me të si pronar i ligjshëm. Është e kuptueshme se VKM-ja e tanishme është vetëm një hap I ndërmjetëm drejt vendimeve të mëtejshme për ngritjen e pallateve në hyrje të Parkut, aty ku kryebashkiaku Veliaj premtoi se nuk do të kishte asnjë m2 beton.
Më poshtë VKM-ja e plotë me planvendosjet:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli I Ministrave

VENDOSI:
Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të sipërfaqes 21 229 m2, nga të cilat 2 853 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas hartës treguese dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të sipërfaqes 25 004,3 m2, nga të cilat 2 021 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon” me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, për realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”, sipas hartës treguese, planimetrisë dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Prona me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr. 815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Tiranë dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Artikulli paraprakSkandal! Koncesioni i Check-up dështoi, por Rama vazhdon të hedhë miliarda
Artikulli tjetërNjë hallexhi në portat e Ferrit të Drejtësisë