Protestë madhështore në Tiranë, të rinjve u janë bashkuar edhe qytetarë të moshave madhore

Në ditën e katërt të protestës forca të shumta të policisë janë parë në kryeqytet, ndërkohë që ka filluar edhe grumbullim masiv i të rinjve por edhe i qytetarëve të moshave të ndryshme.

Institucioni i kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta të policisë së Rendit dhe Shqiponja.

Mijëra të rinjë, të papunë si dhe gjimnazistë e student priten që të dalin në protestë.

Ata sonte kanë parulla të cilat dënojnë dhunën e policisë, vrasjen si dhe kërkojnë jetë me të mirë në Atdhe.

Nga ana e saj policia ka vendosur të jetë e dhunshme si në dy netët e fundit.

Janë mobilizuar qindra e qindra forca policie. Autoblindat dhe makinat ujëhedhëse janë në gadishmeri në Tiranë.
 

Ndërkohë të rinjtë në rrjetet sociale kërkojnë tashmë largimin e kryeministrit.

Mes parullave të të rinjve shkruhet; “Pse qeveritarët kanë vila e vjedhin, kurse ne nuk kemi punë për të jetuar?, “Të ikë Edi Rama”, ”Mafia ka zaptuar vendin”, “Duam të punojmë e jetojmë në Atdhe”.

Artikulli paraprakA është i gjallë shqiptari që hesht?
Artikulli tjetërVrasja e Klodian Rashës, revolta e të rinjve krijon dhe një website të ri