Protesta tek Teatri/ Malkaj-Ramës: I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…

Vijon edhe sot protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e sotme para godinës së Teatrit Kombëtar ishte edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj.

Malkaj rikujtoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013.

Referuar këtij fjalimi, Malkaj u shpreh se, ne jemi pronarët. Nëse dje topi ishte në fushën e kryeministrit, sot është në fushën e artistëve.

“I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke.

Po ta them edhe si të njohur. Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…”, deklaroi aktori Mehdi Malkaj.

Artikulli paraprakVotimet farsë/ Rama urdhër kryebashkiakëve të rinj: Spastroni administratën deri në fund të gushtit!
Artikulli tjetërShkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit, nuk do t’i dorëzohet krimit! Ademi do të qëndrojë në detyrë…