Protesta/ Si po i kërcënojnë inspektorët tatimorë tregtarët pse ulën qepenat!

Biznesi i vogël dhe imesëm ka ulur sot qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste për vendosjen e TVSH-së. Nga tregu elektrik në Tiranë, ai i Medresesë dhe në qytete të tjera tregtarët shprehen se e kanë të pamundur që të mbijetojnë me vendosjen e kësaj tarife.
Ndërkohë në terren bashkë me bizneset kanë dalë edhe deputetët e PD-së, të cilët shprehen se janë pranë qytetarëve në mënyrë që të shmangen presionet nga ana e inspektorëve tatimorë.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i është bashkuar sot protestës së biznesit të vogël kundër rritjes së taksave. “Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.
Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, shprehet Tabaku. Edhe deputeti Salianj i është bashkuar protestës së trgtarëve tek Tregu elektrik. “Është një situatë ku mijëra qytetarë që e kanë mundësuar vetë punësimin e trye, goditen për ta përqëndruar të gjithë biznesin në disa pika. Qytetarët i janë përgjigjur në masë protestës së organizuar nga vetë ata, ne jemi kujdësur që të shmangen presionet nga ana e inspektorëve tatimorë, që i kërcënojnë me gjoba”, u shpreh Salianji nga tregu eletrik në kryeqytet.
Nga ana tjetër në terren do të jetë sot dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të jetë në tregun e Medresesë.

Artikulli paraprakUlen qepenat, tregtarët të revoltuar: S’kemi punë, na mbytën me tatime dhe gjoba, solidarizohemi me protestën
Artikulli tjetërBiznesi i vogël: Po na falimentojnë se duan të ndajnë paratë tona me tre oligarkë