Protesta për Teatrin/ Derhemi shpërthen ndaj Veliajt: Një farsë që do të na hedhë hi syve

Artistët janë mbledhur serish sot për të protestuar për mos prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe në ndërtimin e Kullave. Edhe gjatë ditës së sotme artistët nuk kanë qenë të vetëm, në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij aktori Arben Derhemi i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur me ironi se, “Sot jam njeriu më i lumtur në botë se mora vesh nga kryetari i Bashkisë se me kë parti isha”.
Ai deklaroi se nuk kishte pranuar të shkonte në ‘dëgjesën’ e thirrur nga Veliaj pasi e konsideronte një farsë ku Veliaj mblidhte nëpunësit e tij.
Nga ana tjetër ai në deklaratën e tij i bëri ftesë Veliajt që ai të shkonte tek Teatri Kombëtar për t’u përballur me intelektualë të vërtetë dhe jo me njerëz me spaleta.
“Unë jam njeriu më i lumtur sot se mora vesh me kë parti isha. Sot mora vesh nga kreu i Bashkisë se unë isha i futur së bashku me dy armiq të tjerë, Neritan Liçajn dhe Alfred Trebickën ne ishim dy të futurit e PD-së. Nuk shkova në takimin me Veliaj sepse ishte një mbledhje me nëpunësit e vet. Mund t’i them kryetarit të Bashkisë se është e kotë, ai nuk do të mund të ndërtojë kullat në vend të Teatrit.
Si mund të shkojmë ne në këto dëgjesa që janë një farsë e çuditshme, një farsë që do të na hedhë hi syve. Ne i themi zotit Veliaj që të vijë këtu dhe ta vëmë përballë intelektualëve të shquar të Shqipërisë. Si Maks Velo, Përparim Kabo, Artan Fuga, Robert Ndrenika. Nuk do ta vëmë përballë ca njerëzve me spaleta”, tha ndër të tjera Derhemi.

Artikulli paraprakMiliona eurot në Toyota, Lubonja: Kam frikë se pas tyre fshihet vetë shteti
Artikulli tjetërProtesta për Teatrin/ Derhemi shpërthen ndaj Veliajt: Farsë që do të na hedhë hi syve!