Protesta e Diasporës para Kryeministrisë: Revoltë kundër arrogancës qeverisëse!

Emigrantët shqiptarë zhvuilluan protestën para godinës së kryeministrisë. Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje për protestën, emigrantët po përcjellin mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Protestës i janë bashkuar edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej 55 ditësh.
Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”.
Sejko u shpreh gjatë fjalës së tij se, pushteti u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli, pasi qytetarët i ka poshtë zyrës së tij.
Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
“Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një çështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetarë nga e gjithë diaspora diskutuam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance qeverisëse përballë popullit të vet. Jemi këtu për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët”, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.

Artikulli paraprakEd Shakaja!
Artikulli tjetërGenc Sejko: Rama u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli sepse i ka poshtë zyrës së tij