Protesta e banorëve te Unaza e Re: Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet….

Banorët e Unazës së Re protestuan sot në ditën e 139 kundër qeverisë Rama. Asshtu si edhe në ditët e mëparshme, në mbështetje të protestës ishin ish-deputetët e opozitës, por edhe qytetarë të Tiranës.
Protestuesit bënë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar dje nga policia, pas protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.
E para që mori fjalën në protestën e sotme ishte e ëma e Dorian Protoduarit, i cili mbahet nën arrest me akuzën për kundërshtim të forcave të Rendit.
“Edi Rama nuk ka çfarë t’i bëjë drogës së vet, prandaj ju them që mos u trembni nga asnjë. Ne do jemi në ballë të protestave, siç kemi qenë 5 muaj këtu dhe do ti japim përgjigjen e merituar kësaj përgjigje arrogante. Ne nuk na ndalon dot askush”, tha Drita Protoduari.
Me thirrjet “Rama ik”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “E duam Tiranën pa Erjon Velinë”, protestuesit e cilësuan kryebashkiakun e Tiranës një vemje.
“Këtij vemjes që ka pranuar që dasmën ia ka bërë mamaja, po i themi që ta harrojw që protestën do ta ndalojmë.
Ne do të jemi në këmbë, dhe po të na e marrin frymën e fundit, prapë nuk do të dorëzohemi”, tha njëri prej protestuesve.

Artikulli paraprakGjermania, 1.3 miliardë euro për fëmijët e varfër, Rama, 2 miliardë euro për 7 oligarkë
Artikulli tjetërSpahia paralajmëron Ramën për vendimin e Qershorit