Protesta e artistëve, Budina: Do të ngujohemi në Teatër derisa qeveria të tërhiqet

Aktorë, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sërish mbrëmjen e sotme përballë godinës së Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Protestuesit kërkojnë mos shembjen e Teatrit ashtu siç parashikon projektligj i propozuar nga qeveria “Rama”. Projektligji parashikon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e disa kullave.
Gjatë fjalës së tij, aktori i njohur Edmond Budina u shpreh se, artistët do të ngujohen në Teatër dhe nuk largohen nëse qeveria nuk tërhiqet nga shembja. “Të premten në orën 19:00 të mblidhemi dhe t’i kërkojmë qeverisë të tërhiqet nga drafti”, apeloi ai.
Aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën duke thënë se, kjo ishte e papritur për të gjithë komunitetin. “S’po marr vesh çfarë po ndodh. Ishim tek presidenti Ilir Meta, na dha të drejtë edhe kryetari i Kuvendit na dha të drejtë. Opozita është me ne. Jam i binudr se në PS ka antarë që janë me ne, por nuk flasin, kanë dhe ata hallet e tyre. Por nuk flasin. Unë i them dhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Le ta marrë ta hetojë, se ka dhe firma Kodra shpk. Çjanë këto preferenca. Më vjen keq që nuk përfillet komuniteti ynë. Kryeministri na ka përbuzur. Ju lutem të hyjmë në bisedime, jo gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë”, tha Ndrenika.
Protestuesit kërkuan mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me PPP të teatrit dhe të kullave përreth tij.
Protestuesit e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri një kompanie private, një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese.
Ne nuk do të lejojmë shembjen e Teatrit.

Artikulli paraprakNuk shtyhet një mandat i tërë me tërhiq e mos e këput!
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Shpërthen analisti: Disa artistë i ka “kapur” Rama!