Prokurimi publik në nivel qendror, jo transparent

Vetëm 6% e institucioneve publike kanë dhënë informacione shpjeguese rreth prokurimit në faqen e tyre të internetit dhe këto informacione kanë të bëjnë kryesisht me njoftime për dhënien/anulimin e kontratave.
Ndërsa asnjë nga ministritë nuk ka publikuar planin për prokurimin publik. Për më tepër, shumica e ministrave apo 72% nuk kanë publikuar buxhetet e tyre vjetore.
Për më tepër, nga ky studim del se shumica e ministrive apo 72%, nuk kanë publikuar buxhetet e tyre vjetore. Ky konstatim ka dalë nga një hulumtim i bërë nga Instituti Riinvest me temën “Sa është e hapur qeveria e Kosovës”. Përfaqësuesja e këtij instituti, Antigona Uka, tha se hulumtimi është bazuar në transparencën fiskale, qasjen në informacione të rëndësishme publike, transparenca dhe mbikëqyrja parlamentare, si dhe plani nacional i veprimit.
“Në transparencën fiskale tregohet se në këtë kategori hyjnë të dhënat buxhetore, prokurimi publik dhe të dhënat e organizatave. Nga këtu shohim të dhënat më pak të qasshme e që janë të dhënat e prokurimit publik, pastaj kemi edhe buxhetin vjetor, i cili është një ndër dokumentet më me rëndësi për secilin institucion edhe ky dokument nuk është mjaft i qasshëm edhe i publikuar në webfaqen e institucioneve publike.
Përkatësisht 72% e ministrive nuk i publikojnë buxhetet vjetore. Të dhënat organizative, siç janë kontaktet për prokurim publik, janë vlerësuar me pikë më të larta, pasi ato janë ndër të dhënat më të hapura”, tha Uka.

Artikulli paraprakSkema e Beqes për t’i dhënë miliona klientëve farmaceutikë, çmimi i barnave rritje me 2.4%
Artikulli tjetërInteresat e kredive për biznes rriten ndjeshëm në shtator