Prodhohet vaksina e parë antiCovid-19 që ofron 90% mbrojtje, testuar në 43,500 njerëz

Prodhohet vaksina e parë antiCovid-19 që ofron 90% mbrojtje. Sipas një analize paraprake tregon se vaksina më e re e Covid-19 mund të parandalojnë në 90% infektimin e qytetarëve.

Zhvilluesit -Pfizer dhe BioNTech e kanë përshkruar si ditën më të madhe për shkencën dhe njerësimin,

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe deri tani nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë.

Kompanitë janë duke planifikuar që ta aplikojnë menjëherë pas miratimit i cili pritet të bëhet deri në fund të muajit.

Kjo vaksinë shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga kufizimet që janë vendosur në të gjithë jetën tonë.

Do të nevojiten dy doza në tre javë.

Provat e bëra në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi tregojnë se mbrojtja prej 90% arrihet shtatë ditë pas dozës së dytë.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të furnizojë 50 milion doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të 2021.

Sidoqoftë, ekzistojnë sfida logjistike pasi vaksina duhet të mbahet në depo ultra të ftohtë nën minus 80C.

Artikulli paraprakGazetarët zbulojnë detaje tronditëse në takimin me Bashën: Një pacient me Covid-19 që ndërroi jetë sot, priti 3 orë…
Artikulli tjetërKu është komunizmi sot, 31 vite pas rënies së Murit të Berlinit