Pritet të lirohet me urdhër nga lart

Ditën e sotme Prokuroria e Durrësit ka prerë një sërë fletë arrestesh për zyrtarë, inixhinierë dhe pronarë objektesh të cilët akuzohen për vepra të rënda penale nga akuzat për shpërdorim deri në vrasje në rrethana të cilësuara, që lidhen me dëmet në humbje njerëzore dhe materiale që u shkaktuan nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 njerëz.

Midis emrave të ndaluar është edhe drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda. Në fakt sikundër mësohet, Doda është djali i dajës së deputetit socialist, Taulant Balla.

Doda akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ pasi nuk ka njoftuar instancat përkatëse për dëmet në strukturë që la tërmeti i 21 shtatorit, shkak për të cilat humbi jetën edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Por sipas ish kryeministrit Sali Berisha, Doda pritet ë lihet i lirë me urdhër nga lart.

Ish kryeministri i referohet mesazhit të një qytetari, i cili shprehet se, i ndaluari do të lerë qelinë dhe do ti rikthehet punës për PS-në, Berisha shprehet se,

“Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës eshte djali i dajës së Taulant Bego Yaris. Ai ështe i ndaluar per vrasjen shteterore në Konvaleshence te komisarit Bajram Hajdarmataj! Pritet të lirohet me ndërhyrje nga lart!”, shkruan Berisha.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor, Ahmet Doda, personi i ndaluar siç shprehet ne artikulli i BallkanWeb, eshte djali i dajes se Taulant Balles, njekohesisht njeri nga njerezit e tij me te besuar, i cili koordinonte fushaten e Taos ne Librazhd dhe Cermenike dhe ishte personi qe merrej me shperndarjen e parave per blerjen.e votave ne dy votimet e fundit! Me shume mundesi, me nderhyrjen e Tao Taos, ai shume shpejt do te lere qeline dhe do te rikthehet perseri ne sherbim te Partise mavi! Kjo eshte Drejtesia qe ata kane ndertuar, vetem fasade!

Artikulli paraprakBerisha: Emërimi i bosit të korrupsionit, goditje e rëndë për ndihmat dhe donacionet për të dëmtuarit nga tërmeti!
Artikulli tjetërReagon Bardhi: Edi Rama vazhdon të bëjë show mbi tragjedinë e 26 Nëntorit