Primera Division

Barcelona refuzon 35 milionë euro për Sergi Roberton. Trajneri i ri Ernesto Valverde e cilëson si një pjesë të rëndësishme të Barcelonës 25-vjeçarin spanjoll për vetë karakteristikat që ka Sergi Roberto, pasi bëhet fjalë për një lojtar polivalent, i cili aktivizohet si në krahun e djathtë të mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë. Edhe në rast se te blaugranat do të aforhet Bellerin, Sergi Roberto do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, pasi trajneri Valverde beson shumë tek ai. Klubi katalanas nuk ka zbuluar emrin e skuadrës që ka ofruar 35 milionë euro për lojtarin.
Tashmë është zyrtare. Fernando Torres ka rinovuar edhe për një tjetër sezon kontratën e tij me Atleticon e Madridit. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, pasi dëshira e El Ninos ishte një dhe e vetme të vazhdonte aventurën e tij me Los Colchoneros. Sezoni që pritet të nisë do të jetë i 11-ti për Torres me Atleticon e Madridit.
Pas Christian Tellos, Real Betis forcohet me një tjetër element të rëndësishëm. Klubi andaluzian ka arritur marrëveshjen me PSV Eindhoven për transferimin në Spanjë të mesfushorit meksikan Andres Guardado. Kartoni i futbollistit të përfaqësues TriColor i ka kushtuar arkave të Betis, 2 milionë euro.
Lëvizje e dyfishtë në shtëpinë e Realit të Madridit. Theo Hernandez, mbrojtësi francez është zyrtarizuar si përforcimi më i ri Los Blancos. 21-vjeçari i lindur në Marseille, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Deportivo Alaves në formë huazimi ndërroi skuadër, por jo qytet, pasi la Atleticon e Madridit për t’u transferuar tek Reali, ndërkohë që i dha zyrtarisht lamtumirën klubit merengues, Fabio Coentrao. Portugezi firmosi me Sportingun e Lisbonës për një sezon.

Artikulli paraprakVendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të Karaburunit
Artikulli tjetërCuadrado mund të jetë lojtar i Milanit